Flash News

KRYESORE

Deputetja e PD: Arsimi, infrastruktura, ekonomia dhe shëndetësia në ditën më të keqe, Rama krenohet

Deputetja e PD: Arsimi, infrastruktura, ekonomia dhe shëndetësia

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi Tyli ka bërë një reagim ndaj kryeminstrit Rama dhe mashtrimeve të qeverisë në lidhje me arsimin, investimet, ekonominë dhe shëndetësinë.

Çupi ka kritikuar investimet e munguara duke u shprehur se nuk ka pse të jetë askush krenar dhe shton se në kulmin e së keqes duhet shpikur e kundërta dhe propagandohet e kundërta.

Postimi i plotë:

Krenar thot Rama për arsimin . Ndërkohë mijëra fëmijë me lot në sy nuk kanë mundësi të ndjekin shkollën se ju mbyllen.  Ku fëmijët mësojnë tekste me gafa trashanike. Ku nxenësit mësojne me turne. Ku gjendja e shkollave është për turp. Ku edukimi mungon.. Ku mësuesit janë të politizuar dhe nëse jo të nxjerrin portalin si justifikim.

Krenar thoshte për rendin dhe shante e shfrynte ndaj opozitës. Dje dhe sot rend e siguri nuk ka . Bandat bëjnë ligjin . Dhunojnë burra e gra. Vajza e djem. E ndërkohe miqtë e tyre pasurohen e pasurohen....

Krenar thot për rrugët . Për rrugët e shkatërruara dhe në gjendje mjerane. Sepse nuk mundet të ketë edhe lekë për të blere zgjedhjet edhe lekë për të ndertuar rrugët.

Kranar thotë per ekonominë. Varfëria rritet çdo ditë dhe pasuria shkon në xhepat e qeveritarëve. Sepse krenaria e kërkon që pasuria të shkojë te koncesionet, te tenderat dhe pronat publike . Qarku Dibër psh është varfëruar 20 % më shumë këtë vit se vitet e tjera dhe për këtë patjetër që duhet të jetë krenar.

Krenar vazhdon të thotë edhe për mjekësine falas e ndërkohë miliona për barnat e skaduara paguhen nga xhepat e të sëmureve të pa shpresë.

Në kulmin e së keqes duhet shpikur e kundërta dhe propagandohet e kundërta.

Qeveria e bollëkut do ironizonte Gerorge Orëell nëse do ishte gjallë dhe me siguri do kishte librin e rradhës për krenaristët ....

Të fundit