Flash News

KRYESORE

Deputetja e PD bën thirrje për protestë, Pampuri: T'i themi STOP këtij realiteti mafioz

Deputetja e PD bën thirrje për protestë, Pampuri: T'i themi

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Papmuri ka reaguar pas arrestimit të djalit të deputetit, Rexhep Rraja. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo ka bërë thirrje për të dalë sërish në protestë ndaj një shteti që mbron krimin e sulmon të pambrojturin.

Pampuri bën thirrje t'i thuhet STOP këtij realiteti mafioz e të dhimbshëm, këtij paradoksi të paprecedent.

Statusi i Pampurit:

“Sot ne burg është një hallexhi i cili mes bukes e energjisë elektrike, zgjedh bukën, e për pak energji shndërrohet si Raskolnikovi i Dostojevskit, ndërsa ai qe transporton droge brenda e jashtë vendit është mik me pushtetarët, e endet i lire e i plotfuqishëm.

Sot ne burg është ai qytetar qe ndërton një gardh pa leje, por jashtë janë ata te cilët ndërtojnë kulla për te shpëlarë paratë e pista.

Sot largohen nga vendi profesorë, mjeke e inxhiniere, por ne krye banditet bëjnë pazare për tenderë e koncensione, ne kurriz te taksapaguesve te varfër.

Sot dhunues e përdhunues janë jashtë hekurave, por qindra mijëra euro merren ne emër te grave te dhunuara. Sot hartohen rezoluta, ligje, financohen trajnime e takime, por viktimat e dhunës ndaj gruas janë gjithnjë e me shume, por te dënuarit për këtë akt janë gjithnjë e me pak. Sot fëmijë deputetesh e politikanesh dhunojnë e përdhunojnë, por shteti i merr ne mbrojtje.

T'i themi STOP këtij realiteti mafjoz e te dhimbshëm, këtij paradoksi te paprecedent.

Nesër ne 17.30, te gjithë bashke për t'i treguar këtij pushteti bandash qe ne nuk mundemi me, qe ne dimë te reagojmë fort për ceshtje kaq civile e qe rendojnë mbi kurrizin tone e qytetareve te vendit tone”.

Të fundit