Flash News

KRYESORE

Deputetja e PD denoncon me foto: Si është katandisur turizmi në Lurë, fshihen interesa personale

Deputetja e PD denoncon me foto: Si është katandisur turizmi në

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka denoncuar me pamje konkrete se si është katandisur turizmi në Lurë, një nga zonat më atraktive në veri të vendit.

Deputetja shkruan se prej 6 vitesh askush nuk ka vënë dorë mbi këtë zonë turistike, ndërsa publikon foton e një ure të dëmtuar në zonën e Bories.

“Ja se si është katandisur turizmi në Borie, Lurë.

Jemi një vend i vogël me një natyrë, pozite gjeografike e klimë të mrekullueshme, por që në këto 6 vite askush nuk e "kuroi" e u kujdes për infrastrukturën e saj. Kushdo që udhëton drejt jugut, në rrugën e bregut dhe në të gjitha arteriet që të çojnë në pika turistike nuk ka se si të mos kujtojë se kur do, mund të bëhen vepra të mrekullueshme, por kjo dëshirë u ndal prej gjashtë vitesh, për tu zëvendësuar në një babëzi për të bastisur çdo qindarkë për interesa personale”, shkruan Pampuri.

Të fundit