Flash News

KRYESORE

Deputetja e PD ironizon qeverinë “Rama 2”: Ministrat e “dalluar” nuk do t’i zërë gjumi sonte

Deputetja e PD ironizon qeverinë “Rama 2”: Ministrat e

“Mnistrat " e dalluar" nuk do ti zërë gjumi sonte, deri sa të marrin vesh, se cili prej tyre do ta ndihmojë me atë dreq timoni “Ramën 2””, kështu ironizon deputetja e Partisë Demokratike Mimoza Hajdarmataj, vetëm pak orë para publikimit të qeverisë e re.

Përmes një statsusi në “Facebook” Hajdarmataj shkruan se qeveria “Rama 1” ka bërë vetëm vrima në ujë për 4 vjet.

“Nëpër spitale dhe ambulanca paskemi patur njerëz të pisët, që veç kanë abuzuar dhe në 4 vitet e drejtimit të tyre ia kanë "nxirë" faqen kryeministrit. Sa të korruptuar paskan qënë dhe ai nuk e ka ditur!!!!

Lere pastaj drejtuesit e tjerë të administratës shtetërore( të pjesës së tepsisë që i takonte LSI), pupupu çfarë matrapazësh e pazarxhinjsh që paskan qënë e ai, i madhi fare, nuk e ka nuhatur fare për 4 vjet!!!!” shkruan deputetja.

Statusi i Hajdarmatajt:

Nëpër ambasada paskemi patur njerëz të leshtë, që për 4 vjet të qeverisë Rama 1 kanë bërë vetëm vrima në ujë!!!!

Nëpër spitale dhe ambulanca paskemi patur njerëz të pisët, që veç kanë abuzuar dhe në 4 vitet e drejtimit të tyre ia kanë "nxirë" faqen kryeministrit. Sa të korruptuar paskan qënë dhe ai nuk e ka ditur!!!!

Lere pastaj drejtuesit e tjerë të administratës shtetërore( të pjesës së tepsisë që i takonte LSI), pupupu çfarë matrapazësh e pazarxhinjsh që paskan qënë e ai, i madhi fare, nuk e ka nuhatur fare për 4 vjet!!!!

Droga paska qënë faj i çunave!!!

Drejtorët e hipotakave na qëlluan të korruptuar sa më ska!!!

Ndërkohë, mnistrat " e dalluar" nuk do ti zërë gjumi sonte, deri sa të marrin vesh, se cili prej tyre do ta ndihmojë me atë dreq timoni Ramën 2 !!!

Të fundit