Flash News

KRYESORE

Deputetja e PD: Kryeministri unik pa përgjegjësi, e tremb firma e tij e korruptuar

Deputetja e PD: Kryeministri unik pa përgjegjësi, e tremb firma e tij

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka komentuar veprimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me delegimin e përgjegjësive si ministër i Jashtëm, kandidatit të refuzuar nga presidenti, Gent Cakajt.

Çupi shprehet se kryeministri, me këtë veprim, ka treguar se ai ka frikë të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij, duke ia deleguar ato vartësve, siç bëri me zëvendësin e tij në Ministrinë e Jashtme.

Deputetja kujton se kur ishte kryetar bashkie delegonte firmën te zëvendës kryetarët, e përmes këtij veprimi ai betonizoi Tiranën, dha tendera e prona publike.

Postimi i plotë:

Kryeministri unik pa përgjegjësi, e tremb firma e tij e korruptuar. Shqiptarët nuk kanë pse çuditen kur shohin kryeministrin e tyre që ka frike të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij duke ia deleguar ato vartësve sic bëri me zëvendësin e tij në Ministrinë e Jashtme.

Kryeministri është rekordmen i frikës së veprimeve të tij. Edi Ramën e kanë parë shqiptarët gjthmonë në formatin e njeriut që smerr përgjegjësi por ua delegon vartësve të tij .

Kur ishte kryetar bashkie delegonte firmë. te zëvendës kryetarët, e përmes këtij veprimi ai betonizoi Tiranën , dha tendera e prona publike,

Kur u bë kryeministër të gjitha VKM i ka firmosur zëvendëskryeministri i radhës pasi ka frikë të mbajë përgjegjësi për koncesione e PPP.

Asnjë përgjegjësi nuk mban Edi Rama për gjithcka shkatërroi në këtë vend 5 vitet e fundit.  Të gjithë ata që i ka përdorur, sot nuk janë më në detyrat e tyre, e kështu do të ndodhë edhe me Ministrin e Jashtëm të komanduar prej tij.

Të fundit