Flash News

KRYESORE

Deputetja e PD kundër vendimeve të Ruçit: Ky është komunizmi i vitit 2017

Deputetja e PD kundër vendimeve të Ruçit: Ky është

Vendimi i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit për të përjashtuar nga seanca deputetin e PD-së, Flamur Noka, ndërkohë që të njëjtin standard nuk përdori për gjuhën fyese të kryeministrit Edi Rama, ka shkaktuar pakënaqësi te demokratët.

Deputetja e PD, Fatbardha Kadiu e konsideron komunizëm të vitit 2017-të vendimin e Ruçit për t’i hequr të drejtën e fjalës Nokës, ndërkohë që Ramës nuk i tërheq dot vëmendjen.

“Kryeministri ofendon parlamentaret por Ruçi nuk i tërheq dot as vëmendje. Noka kërkon të flasë në Parlament, e drejtë themelore e njeriut dhe Ruçi e përjashton. Ky është komunizmi i vitit 2017”, shkruan Kadiu.

Edhe kryedemokrati Lulzim Basha ka denoncuar vendimet e Ruçit, të cilin e akuzon për përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës.

Rama e pohon: E kam ofenduar nëpër dhëmbë Berishën

Të fundit