Flash News

KRYESORE

Deputetja e PD në Kavajë: Më 16 shkurt, çdo nënë të reagojë në mbrojtje të familjes

Deputetja e PD në Kavajë: Më 16 shkurt, çdo nënë

Deputetja  e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka organizuar një  takimin me gratë dhe vajzat në Kavajë.

“Drejtoria Arsimore është e politizuar dhe nuk është në shërbim të fëmijëve. Drejtoresha e shkollës udhëhiqet nga urdhri partiak e jo nga ndërgjegjia për kujdesin ndaj fëmijëve.  Psikologia është bashkëshortja e një eksponenti të PS dhe pothuajse nuk shkon farë në punë për t’u kujdesur për fëmijët. Policia nuk ekziston për të mbrojtur fëmijët.

Qeveria e shikon bashkinë si armik, sepse Kryetari është i PD. Prandaj, kam një mesazh për çdo nënë Mbroni Fëmijët nga mungesa e shtetit! Vokshi ftoi edhe nënat e Kavajës në  protestën e opozitës më 16 shkurt. Është misioni i çdo nëne të reagojë në mbrojtje të familjes, në mbrojtje të fëmijëve.

Më 16 Shkurt nënat nuk do të ngrihen për interesin e një partie politike, por për të protestuar për të drejtat e tyre, për të marrë vetë më dorë fatet e fëmijëve të tyre” tha Vokshi.

Të fundit