Flash News

KRYESORE

Deputetja e PD njeh kompaninë ‘Fusha’ si palë në tokën e Teatrit Kombëtar: Zgjidhja duhet t’i kënaqë të gjithë

Deputetja e PD njeh kompaninë ‘Fusha’ si palë në

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari vijon që prej mbrëmjes së djeshme të publikojë reagime për të ardhmen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Hajdari publikoi dje një status në ‘Twitter’ ku kritikonte sherrin në Komisionin e Edukimit, i drejtuar nga demokratja Albana Vokshi. Sipas saj, situata në komision nuk i shërbeu artistëve dhe qytetarëve, por vetëm kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“Shfaqja e sotme në Komisonin e Medias nuk i shërbeu aspak kauzës së teatrit por u kthye në një boks politik dhe nuk dha asnjë rezultat. Përkundrazi, mos trajtimi i temës së Teatrit i shërbeu Erion Veliajt dhe interesit tij të ngushtë por jo opozitës, artistëve dhe qytetarëve”, shkruante Hajdari.

Por ky reagim u interpretua në disa portale si qëndrim që Rudina Hajdari mbante kundër koleges Vokshi dhe pas disa minutash ajo e fshiu reagimin nga profili në ‘Twitter’.

Ditën e sotme, Hajdari ka bërë një tjetër reagim, kësaj here në ‘Facebook’, ku i jep mbështetje artistëve në kauzën e tyre. Por ajo që bën përshtypje në këtë reagim të dytë është se deputetja flet për dy palë, por pa sqaruar se cila është pala tjetër përveç atyre të aktorëve.

“Ajo çfarë duhet të ndodhë është që përveçse të dëgjohen të gjitha ankesat e artistëve, mendoj se duhen marrë dhe masa që të arrihet një zgjidhje që kënaq të dyja palët”, shprehet Hajdari.

Fakt është se në këtë çështje është një palë legjitime, aktorët e Teatrit Kombëtar që kërkojnë ruajtjen e godinës, dhe nga ana tjetër është një palë e re, kompania ‘Fusha’, që me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Veliaj, kërkon të marrë një hapësirë të konsiderueshme të tokës ku ndodhet aktualisht teatri për të ndërtuar disa kulla.

Reagimi i Rudina Hajdarit:

Ndërtesa e Teatrit Kombëtar nuk u shkaterrua as në kohën e Enver Hoxhës. Ndëkohë që ai shuajti çdo gjë tjeter perreth pazarit të vjetër, Teatrin e la të mbijetojë.

Revoltimi i artistëve dhe i qytetarëve është absolutisht i drejtë dhe me arsyetim të pastër për kërkuar të drejtën e prezervimit të kësaj ndërtese sepse është një ndërtesë që ka memorje historike dhe kulturore, dhe nuk ka gjë më shtrenjtë sesa kjo për një shtet.

Si deputete, për mua është akoma më e rëndësishme që Zëri i të gjithëve duhet dëgjuar dhe kërkesat e tyre duhen marrë parasysh.

Çdo shqetësim në lidhje me këtë cështje, po ngelen vetëm në kuadrin e dëgjimit, pra nuk merret parasysh asnjë kërkesë e bërë nga ana e artistëve apo qytetarëve. Artistëve dhe qytetarëve që janë kundër shëmbjes po i bëhet një imponim i pa drejtë.

Ajo çfarë duhet të ndodhë është që përvecse të dëgjohen të gjitha ankesat e artistëve, mendoj se duhen marrë dhe masa që të arrihet një zgjidhje që kënaq të dyja palët.

Kjo gjë nuk po ndodh dhe nuk duhet harruar.

Të fundit