Flash News

KRYESORE

Deputetja e PD publikon foto nga spitali: Një fakt i tillë s’ka nevojë për fjalë

Deputetja e PD publikon foto nga spitali: Një fakt i tillë s’ka

Deputetja e PD, Oriola Pampuri denoncon sërish të tjera fakte se shëndetësia është një sektor që lë për të dëshiruar në Shqipërisë gjatë viteve të fundit.

Ajo publikon një foto nga një spital, ku siç shihet një qeskë me gjak nuk është sistemuar në kushtet e favorshme, por është lënë në mënyrë të shkujdesur mbi një kosh plehrash.

“Sa për të ilustruar shëndetësinë e miliona eurove të shpenzuara vetëm në shërbim të interesave klienteliste.

Një fakt i tillë nuk ka nevojë për fjalë......

Është gjaku që qindra njerëz japin për të ushqyer fëmijët e për të shpëtuar jetë njerëzish.......

Ky gjak qëndron mbi koshin e plehrave”, shkruan Pampuri.

Të fundit