Flash News

KRYESORE

Deputetja e PD reagon pas lajmit të Politiko.al: KE e shqetësuar për ligjet e censurës

Deputetja e PD reagon pas lajmit të Politiko.al: KE e shqetësuar

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar në një postim në Facebook, lidhur me lajmin ekskluziv të Politiko.al, në të cilin përfaqësuesi i zëdhënëses së Komisionit Europian, ka folur për projektligjet anti-shpifje.

Vokshi citon fjalët e Alceo Smerillit, duke shprehur se miratimi i këtyre p/ligjeve në mungesë të konsultimeve me aktorët e medias dhe grupet e interesit, jo vetëm cënon të drejtën kushtetuese të lirisë së fjalës dhe të drejtës për informim, por është pengesë për integrimin europian të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

KE e shqetësuar për ligjet e censurës

Brukseli i kujton Ramës se respektimi i lirisë së medias është kusht për hapjen e negociatave.

Komentet e përfaqësuesit të zëdhënëses së Komisionit Europian në politiko.al, pas letrës së PD-së dërguar autoriteteve europiane dhe organizatave ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e shtypit.

Miratimi i këtyre p/ligjeve në mungesë të konsultimeve me aktorët e medias & grupet e interesit, jo vetëm cënon të drejtën kushtetuese të lirisë së fjalës dhe të drejtës për informim, por është pengesë për integrimin europian të Shqipërisë. Liria e shprehjes është e drejtë themelore & shtyllë e demokracisë për BE.

Në tryezën e organizuar nga PD dhe KAS me ekspertizë të Këshillit Shqiptar të Medias, gazetarë dhe përfaqësues të medias, i kërkuan Qeverisë të tërheqë dy pr.ligjet që rrezikojnë krijimin e Policisë së mendimit për të shtypur lirinë e gazetarëve.

Të fundit