Flash News

KRYESORE

Deputetja e PD-së akuzon Gjebrean: Ka udhëtuar më shumë se një herë më makinën e drogës së Habilajve

Deputetja e PD-së akuzon Gjebrean: Ka udhëtuar më shumë se

Në një dalje për mediet, deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka akuzuar ish-zëvendës ministren e Brendshme, Elona Gjebrea.

Sipas Çupit, Gjebrea ka lëvizur disa herë me makinën e ish-ministrit Tahiri. Për këtë arsye deputetja e PS-së duhet të sqarojë publikisht pse udhëtoi me të privatisht dhe pse nuk udhëtoi me makinën dhe shoferin e saj, gjithashu ajo ngre pyetjen nëse është takuar apo jo me Habilajt Elona Gjebrea.

“Deputetja Elona Gjebrea, krahu i djathtë i Saimir Tahirit për katër vjet në krye të Ministrisë së Brendshme, ka disa ditë që shmang pyetjen e thjeshtë, nëse ka udhëtuar në Greqi me makinën e vëllezërve Habilaj.

Dje, ajo refuzoi me arrogancë t’u përgjigjet pyetjeve direkte të gazetarëve për këtë çështje. Arsyeja është e thjeshtë: Elona Gjebrea ka udhëtuar më shumë se një herë në makinën e drogës së Habilajve.

Prandaj Elona Gjebrea duhet që të sqarojë publikisht:

  • Pse udhëtoi privatisht për në Greqi?
  • Pse në këto udhëtime nuk mori makinën dhe shoferin e saj?
  • Pse nuk udhëtoi qoftë edhe me makinën e saj private?
  • Pse zgjodhi të udhëtojë me makinën e Habilajve?

Zonja Gjebrea duhet gjithashtu t’i përgjigjet pyetjes:

  • A është takuar ndonjëherë me Habilajt?
  • Nëse po, përse është takuar?

Zonja Gjebrea duhet gjithashtu të sqarojë opinionin publik:

  • Si Koordinatore Kombëtare Kundër Trafikimit a ka qenë ajo e informuar për trafikun masiv të drogës dhe të armëve nga Shqipëria në Itali dhe Greqi?
  • Cilët drejtues të lartë të shtetit ka informuar?
  • Çfarë masash ka marrë ajo për këtë gjë?

Si deputete e Kuvendit të Shqipërisë ajo sot duhet të përgjigjet edhe për një pyetje tjetër:

  • A ndjen kjo përfaqësuese e popullit ndonjë përgjegjësi morale dhe politike për lulëzimin e krimit dhe të drogës në Shqipëri gjatë katër viteve që ajo ishte numër 2 i Ministrisë së Brendshme?

Është koha që Elona Gjebrea të përballet me përgjegjësitë e veta. Krimi në Shqipëri lulëzoi, se me të u bë palë direkt apo indirekt e gjithë qeveria, përshi Elona Gjebrean. Cilado qoftë apo jo përgjegjësia penale e Elona Gjebreas,sot është dita që ajo t’i kërkojë falje popullit të saj dhe të bashkëpunojë me drejtësinë.”- u shpreh Çupi.

Të fundit