Flash News

KRYESORE

Deputetja e PD-së, Çupi: Rama konfirmoi ministrat që telendisën Shqipërinë e shqiptarët katër vitet e fundit

Deputetja e PD-së, Çupi: Rama konfirmoi ministrat që

Edhe deputetetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, shkon në një linjë me kryetarin Basha, kur reagon për ministrat e rinj të kabinetit Rama, duke theksuar se ata janë bijtë e diktatorit Enver dhe yje që do të vijojnë të shkëlqejnë për rrënimin e vendit.

Deputetja ironizon duke thënë se këta "yje" do të vazhdojnë të shkëlqejnë për rrënimin e vendit duke e vjedhur e duke përvetësuar pasurinë e shqiptarëve

Statusi i Çupit:

“Fli i qetë shoku Enver . Bijtë e tu i ke në krye te vendit për ta mjeruar më shumë.

Qeveria e re në këmbët e vjetra e madje ka edhe aq të vjetra sa kthehemi te "krenaria" e regjimit komunist.

Edi Rama konfirmon ministrat që me "punën" e tyre telendisën Shqipërinë e shqiptarët katër vitet e fundit.

Këta "yje" do të vazhdojnë të shkëlqejnë për rrënimin e vendit duke e vjedhur e duke përvetësuar pasurinë e shqiptarëve. Ne do të jemi aty përballë e në këmbë për të mos e lejuar këtë.”

Të fundit