Flash News

KRYESORE

Deputetja e PD-së mban fjalim në parlamentin britanik: Moment shumë i veçantë në jetën time

Deputetja e PD-së mban fjalim në parlamentin britanik: Moment

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ka mbajtur një fjalë në parlamentin britanik në Konferencën e Grave Deputete.

Si përfaqësuese  e Shqipërisë në këtë Konferencë, Hajdari e cilëson këtë si një moment të veçantë në jetën e saj teksa shton se gjatë fjalës së mbajtur theksoi se gratë dhe vajzat nuk duhet të mbeten peng e kuotave, apo të shihen thjesht si numra, por duhet t’u ofrohen mundësi të barabarta ku të kenë hapësirë të zhvillojnë potencialin e tyre në shoqëri.

Shkruan Hajdari:

Moment shumë i veçantë në jetën time të flas në Parlamentin Britanik, aty ku shumë nga liderët botëror, por edhe idhuj politikë, si Churchill & Thatcher kanë mbajtur fjalimet e tyre, duke ndryshuar kursin e Historisë botërore. Një privilegj dhe nder të përfaqësoj Shqipërinë dhe uroj që nëpërmjet prezencës dhe zërit tim, të rinjtë Shqiptarë të aktivizohen dhe të bëhen pjesë e politikë-bërjes. Në fjalën time theksove se gratë dhe vajzat nuk duhet të mbeten peng e kuotave, apo të shihen thjesht si numra, por duhet t’u ofrohen mundësi të barabarta ku të kenë hapësirë të zhvillojnë potencialin e tyre në shoqëri.

Të fundit