Flash News

KRYESORE

Deputetja e PD-së rendit gjashtë arsye: Pse taksa e ‘Rrugës së Kombit’ është anti-shqiptare dhe anti-ekonomike

Deputetja e PD-së rendit gjashtë arsye: Pse taksa e ‘Rrugës

Deputetja e Partisë Demokratike, Nada Meçorapaj, ka paraqitur gjashtë arsye pse, sipas saj, taksa e ‘Rrugës së Kombit’ është anti-shqiptare dhe anti-ekonomike.

Taksa godet zonën dhe popullsinë më të varfër të Shqipërisë, nuk ka transparencë nga qeveria, taksa do të kushtëzojë, jo vetëm lëvizjen e lirë të qytetarëve të Shqipërisë, por edhe tregtinë dhe lëvizjen e shqiptarëve të Kosovës, janë disa prej arsyeve që Meçorapaj rendit në reagimin e saj të publikuar në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë

Taksa e Rrugës së Kombit është anti-shqiptare dhe anti-ekonomike:

-Banorët e zonës nuk kanë një rrugë të dytë që mund ta përdorin për t'iu shmangur taksës. Taksa 5 euro është grabitje qeveritare, sepse i detyron banorët e zonave të Kukësit, Mirditës, Pukës etj., të paguajnë forcërisht në mungesë të një rruge alternative.

-Taksa godet zonën dhe popullsinë më të varfër të Shqipërisë. Në vend që qeveria të marrë masa lehtësuese ua shton barrën shqiptarëve më në hall.

-Taksimi i Rrugës së Kombit është haraç i dyfishtë. Qeveria Rama e mban njëherë këtë taksë që shqiptarët e paguajnë sa herë furnizojnë makinën, në shumën 31 lek për litër të inkuadruar brenda çmimit të karburantit. Qeveria Rama e ka rritur këtë taksë nga 7 në 31 lek.

-Nuk ka transparencë nga qeveria, sepse tabela që është paraqitur, me kostot dhe afatet e investimeve është e paqartë dhe e palexueshme.

-Qeveria, duke i marrë sërish nga xhepat e shqiptarëve, do të duhet t'i paguajë koncensionarit nëse trafiku i rrugës ulet, përcaktuar kjo në kushtet e kontratës.

-Taksa do të kushtëzojë, jo vetëm lëvizjen e lirë të qytetarëve të Shqipërisë, por edhe tregtinë dhe lëvizjen e shqiptarëve të Kosovës. Impakti do të jetë social, ekonomik dhe kulturor.

 

Të fundit