Flash News

KRYESORE

Deputetja e PD vë tufë me lule mbi varret e 8 viktimave në Vlorë, përcjell mesazhin e fortë për shoqërinë

Deputetja e PD vë tufë me lule mbi varret e 8 viktimave në

Deputetja e PD, Nada Meçorapaj ka marrë pjesë sot në ceremoninë mortore të 8 viktimave që u vranë dje nga Ritvan Zykaj në Selenicë të Vlorës.

Në nderim të tyre, deputetja u ka vendosur tufa me lule, si dhe përcjell mesazhin sensibilizues për dorëzimin e armëve.

“Ne emer te Kryetarit te PD z. Lulzim Basha ngushellova sot familjen Zykaj dhe vendosa lule ne banesat e fundit te 8 jeteve qe i shuajti nje dore e papermbajtur cmendurie.

Ato varre do te jene nje plage e hapur familjare e shoqerore.

Nenave u dhente Zoti force!

Shoqeria paste kuraje per te kerkuar libra ne vend te armeve, fjale mirekuptimi ne vend te moskuptimit te verber, siguri ne vend te pasigurise, shtet ne vend te pushtetit, dashuri ne vend te urrejtjes!

Ta bejme Shqiperine nje vend te sigurt per femijet tane, femijet e te gjitheve, jo vetem te atyre qe i shkollojne dhe rrisin jashte.

Partia Demokratike eshte me ata qe e shohin Shqiperine dhe e duan ate sipas ketyre parimeve”, shkruan deputetja në rrjetet sociale.

Të fundit