Flash News

KRYESORE

Deputetja e PDIU-së i drejtohet Ramës: Po lyhet e po lahet Dibra për t’ju pritur ju

Deputetja e PDIU-së i drejtohet Ramës: Po lyhet e po lahet Dibra

Deputetja e PDIU-së Reme Lala ka folur sot në Kuvend për situatën në Dibër duke kritikuar kryeministrin dhe Qeverinë për gjendjen e saj aspak të mirë.

Lala e ka nisur fjalën e saj duke falënderuar kryeministrin për rrugën e Arbrit të cilën e quan si një investim shumë të rëndësishëm për zonën por edhe për shtetin, dhe më pas është shprehur se në Dibër ka një javë që po lyhet e po lahet për të pritur  kabinetin qeveritar dhe kryeministrin.

“Ne nuk na keni ftuar se ndoshta xhelozojmë njerëz të partisë, apo se po zëmë vendin e dikujt, unë kam vendin tim. Dua të jem atje që t’u them hallet e zonës, se ndoshta ju thonë se gjithçka që shkon mirë, e se populli është i lumtur, por kanë një javë që në Dibër po lyejnë e po lajnë për t’ju pritur juve dhe kabinetin qeveritar”- tha deputetja.

Të fundit