Flash News

KRYESORE

Deputetja e PS flet hapur: Ndihma ekonomike është thjesht një lëmoshë

Deputetja e PS flet hapur: Ndihma ekonomike është thjesht një

Deputetja e PS, Klodiana Spahiu ka pranuar se ndihma ekonomike që u jepet familjeve të varfra shqiptare është thjesht një lëmoshë.

Këtë deklaratë, Spahiu e bëri gjatë emisionit ‘Byro Politike’ në Abc News, kur po debatohej për heqjen e mijëra familjave nga skema e ndihmës ekonomike.

“Në fakt ta themi tamam, ndihma ekonomike është thjesht një lemoshë. Këto familje marrin lëmoshë nga shteti”, deklaroi Spahiu.

Ky qëndrim i deputetes socialiste shkon kundër qëndrimit të mbajtur nga partia dhe mazhoranca ku ajo bën pjesë, që kundërshtojnë vendosjen e një minimumi jetik në Shqipëri. Opozita ka propozuar vendosjen e këtij minimumi, çka do të thotë se njerëzit në nevojë do të marrin më shumë para nga sa marrin sot, për të siguruar jetesën.

Të fundit