Flash News

KRYESORE

Deputetja e Vlorës: Mirditorja Rigerta vjen në Tiranë për 1 orë, falë “Rrugës së Kombit”

Edhe deputetja e Vlorës, Nada Meçorapaj, sjell reagimin e saj për fjalimin e djeshëm të zonjës nga Mirdita, Rigerta Luku, në parlament. Në postimin e saj në facebook, deputetja Meçorapaj nënvizon faktin se Rigerta foli për “kantieret e Rilindjes” dhe për "Rilindjen urbane të fshatit", por nuk tha se në katër vjet qeveria e Edi Ramës nuk ka shtruar asnjë kilometër rrugë në Mirditë dhe se qeveria e PD, hapi në mes maleve të ashpra të Mirditës "Rrugën e Kombit". Ja mesazhi i  Meçorapajt:

“Me emocion dhe kureshtje e ndoqa fjalimin e Rigerta Lokës, një zonje nga Mirdita që u bë deputete për një ditë, dhe solli shqetësimet e saj, të shoqes së vet Kristinë, të bashkëfshatarëve dhe të gjithë zonës. "Duam rrugë dhe ujë"- tha Rigerta duke risjellë kërkesën e shoqës së vet dhe duke shtuar nga vetja "edhe shkolla".

"Duam rrugë dhe ujë"- e kam dëgjuar me mijra herë në të gjitha lagjet, fshatrat dhe cepat e Vlorës gjatë majit dhe qershorit, kur bëja fushatë si kandidate e opozitës. Rrugët dhe uji ishin një refren i pandalshëm i kërkesave të qytetarëve për ne.

Megjithatë, në një pikë ndahem me Rigertën. Ajo foli për “kantieret e Rilindjes” dhe për "Rilindjen urbane të fshatit", por nuk tha se në katër vjet qeveria e Edi Ramës nuk ka shtruar asnjë kilometër rrugë në Mirditë. Nuk tha gjithashtu se qeveria e Partisë Demokratike, ku Sali Berisha ishte kryeministër dhe Lulzim Basha ministër përgjegjës, hapi në mes maleve të ashpra të Mirditës "Rrugën e Kombit". Atë rrugë që i sjell mirditorët dhe Rigretën në Tiranë për 1 orë.”

Të fundit