Flash News

KRYESORE

Deputetja e Vlorës reagon pas sherrit në komision: Parlamentarizimi mori goditjen brutale nga delfini i Ramës!

Deputetja e Vlorës reagon pas sherrit në komision: Parlamentarizimi

Deputetja demokrate e Vlorës, Nada Meçorapaj, pas përplasjes në Komisionin e Medias ditën e sotme , ku i pranishëm ishte dhe Erion Veliaj, shprehet se Parlamentarizmi sot mori një goditje brutale dhe banale.

Sipas Meçorapajt, goditja ndodhi nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e konsideron si delfin të kryeministrit Edi Rama.

Reagimi i plotë i deputetes Nada Meçorapaj:

‘Shitësi' i Tiranës po blen edhe Parlamentin

Parlamentarizimi ka marrë një goditje brutale dhe banale nga Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, delfini i Edi Ramës. Në mungesë të plotë respekti ndaj Parlamentit, Komisioneve, deputetëve dhe ligjeve të vendit, Veliaj vendos të shfaqet kur t’i teket, dhe jo kur e ka datën e përcaktuar për t’u paraqitur para Komisionit të Arsimit dhe Medias.

Para respektit për institucionin më të lartë të vendit, Kuvendin, ai zgjedh një ‘rrugë Barcelone’. Shfaqet i paftuar, refuzon të largohet, bllokon punimet e Komisionit dhe u jep urdhra punonjësve të Gardës.

‘Kryebashkiaku fluturues’ po shkon në Barcelonë nesër në ditën kur është thirrur nga Kuvendi për dëgjesë. Me sa duket ka një tjetër copë Tirane për të shitur.

Të fundit