Flash News

KRYESORE

Deputetja gjermane kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan: Lojë e rrezikshme

Deputetja gjermane kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan:

Deputetja gjermane liberale Renata Alt ka shprehur, gjatë një interviste për Deutsche Wellen, se nuk e mbështet planin për ndryshimin e kufijve, pasi sipas saj mund të sjellë rreziqe të tjera në rajon.

“Nuk është e këshillueshme që në Ballkan të ketë ndryshime kufijsh mbi baza të pastra etnike. Është një lojë e rrezikshme që mund të ketë pasoja të paparashikueshme që nuk i merr dot me mend askush në këtë moment”, theksoi deputetja.

Alt u shpreh se kërkon nga qeveria gjermane që të bëjë më shumë presion për njohjen e Kosovës.

“Qeveria gjermane duhet të apelojë edhe në të ardhmen për këtë dhe të ushtrojë ndikim te të gjithë anëtarët e BE-së që Kosova të njihet. Kjo për momentin nuk është ashtu, prandaj do të ishte mire që Gjermania të ushtrojë presion dhe të ndërmjetësojë që Kosova të njihet”, shtoi Alt.

Të fundit