Flash News

KRYESORE

Deputetja greke mesazh për vrasjen e shqiptarit në Korfuz: Sa emigrantë të tjerë do të vajtojmë si viktima të racizmit?

Deputetja greke mesazh për vrasjen e shqiptarit në Korfuz: Sa

Deputetja e partisë greke SYRIZA, Fotini Vaki, ka bërë një reagim sa i takon vrasjes së shtetasit shqiptar në Korfuz.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke ju drejtuar shoqërisë greke, vaki shprehet kundër vrasjeve për shkak të nacionalizmit.

“Sa emigrantë të tjerë do të vajtojmë si viktima të racizmit që fillon nga “pastërtia e racës greke”? Sa ‘tregti e patriotizmit’ nevojitet ende, që pasardhësit ideologjike të kryqit nazist (Svastika) që dërrmoi vendin, të armatosin një dorë për të vrarë një viktimë të pafajshme?

Për sa slogane si ‘demokracia tradhtoi Maqedoninë’, për sa helm nacionalist për studentët, për sa përdhosje të monumenteve dhe vendeve të kujtesës, për sa klithma të paqarta, për sa linçime të turmave të irrituara, kemi nevojë për të thyer vezën e gjarpërit? Sa përdhosje të historisë rreth një thike në zemër të të ‘huajit’, të ‘shqiptarit’, të ‘jevgut-shkupianit’ dhe të ‘kundërshtuesve’?

Tani ishte radha e Petrit Zifle, “z. Petros”, punëtor shqiptar i tokës. Në Korfuz, ku idetë e iluminizmit, demokracisë dhe të majtës gjenin gjithmonë hapësirë pjellore, nuk ka vend për fashizmin”, shkruan deputetja greke.

Të fundit