Flash News

KRYESORE

Deputetja Hajdari e pakënaqur me vendimin e Holandës: Ambasadorja do japë llogari para nesh

Deputetja Hajdari e pakënaqur me vendimin e Holandës: Ambasadorja do

Deputetja Rudina Hajdari nuk është e qartë se pse qeveria holandeze kërkon rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Kryetarja e Komisionit të Integrimit ka njoftuar se do të thërrasë ambasadoren e Holandës në vendin tonë për të dhënë shpjegime.

Gjithashtu, Hajdari thotë se do t’i kërjojë qeverisë shqiptare të marrë masat e nevojshme për të përmirësuar imazhin jo të mirë të vendit në Europë.

Statusi i plotë:

Në lidhje me kërkesën e Komisionit të Integrimit Europian për Ambasadën e Mbretërisë së Holandës.

  1. Qeveria e Mbretërisë së Holandës i ka paraqitur një kërkesë Komisionit Europian për rikthimin e vizave për Shqipërinë.

    2. Ne, si Komision i Integrimit Europian, kërkojmë që Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës të informojë mbi këtë cështje Komisionin e Integrimit Europian.

    3. Ne, si Komision i Integrimit Europian, kërkojmë të informohemi mbi shkaqet që kanë sjellë marrjen e një vendimi të tillë.

    4. Kërkesa për informim nga ambasadorët e huaj në Shqipëri është praktikë e Kuvendit në dhënien e sqarimeve të ndryshme që ndikojnë vendin tonë.

Në vijim të informimit, Komisioni do të vijojë të ndjekë cështjet shqetësuese për Mbretërinë e Holandës në mënyrë që ne t’i kërkojmë llogari qeverisë dhe të marrim masat e nevojshme për uljen e imazhit të keq të Shqipërisë nëpër botë, sidomos në prag të marrjes së vendimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe të rregullohet situata e krijuar me sa pretendohet.

Të fundit