Flash News

KRYESORE

Deputetja i jep gji foshnjës në Parlament, vogëlushja bën histori në Australi

Vogëlushja dy muajshe Alia ka hyrë në histori duke u bërë fëmija i parë që ushqehet e gji në Parlament. Alia është vajza e senators Larisa Waters.

"Jam shumë krenare që vajza ime Alia është fëmija i parë që ushqehet me gji në Parlamentin Federal", tha senatorja Waters. Rregullat parlamentare u ndryshuan vitin e kaluar për të lejuar nënat të ushqejnë fëmijët e tyre në dhomë.

"Ne kemi nevojë për më shumë gra dhe prindër në Parlament,"  ka shkruajtur Waters në Facebook. "Dhe ne kemi nevojë për më shumë vende pune miqësore dhe fleksibël për familjen, dhe për kujdesin e fëmijëve të përballueshëm, për të gjithë."

Burimi: ABC.net.au

Të fundit