Flash News

KRYESORE

Deputetja ironizon Ahmetajn në komision: Kam një problem me kryetarin, kam hall se do më bërtasësh

Deputetja ironizon Ahmetajn në komision: Kam një problem me kryetarin,

Sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë po shqyrtohet në parim projektligji “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”, i iniciuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Gjatë diskutimit, nuk kanë munguar edhe ironitë mes anëtarëve të Komisionit.

Deputetja e opozitës parlamentare, Edlira Hyseni nuk ka kursyer ironitë në momentin e marrjes së fjalës, pasi merrej për disa sekonda me rregullimin e mikrofonit.

“Nuk ka asnjë problem mikrofoni, mund të vazhdoni”, ka ndërhyrë kryetari i komisionit, Arben Ahmetaj.

“Kam hall se do më bërtasësh, e kam gjithmonë të problem me kryetarin”, i është kthyer deputetja me nota ironie, ndërsa ish ministri Ahmetaj nuk iu përgjigj.

Të fundit