Flash News

KRYESORE

Deputetja kërkon aktivizimin e qytetarëve për situatën e alarmante: Nëse prisni qeverinë do të jetë shumë vonë

Deputetja kërkon aktivizimin e qytetarëve për situatën e

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi i ka bërë thirrje qytetarëve të Dibrës që të mbrojnë pyjet nga zjarret, pasi në presin reagimin e qeverisë do të jetë shumë vonë.

Çupi akuzon qeverinë dhe ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, se janë duke vështruar nga bregdeti situatën e paprecedentë të zjarrëve masive që ka përfshirë vendin. Ajo akuzon gjithashtu ministrinë e Mjedisit për dështim të strukturave për mbrojtjen e pyjeve.

Reagimi i Dhurata Çupit:

Dibranët në këmbë për të shpëtuar pyjet nga zjarret, qeveria i vështron nga bregdeti.

Dibra po perballet me një situatë të papreçedentë të zjarreve masive në malësitë e saj.

Ditët e fundit hektarë të tëra me pyje janë shkrumbuar nga flakët.

Sikur mos mjaftonin prerjet pa kriter në pyje, gerryerjet apo gërmimet, tashmë zjarret po e shkatërrojne këtë pasuri të jashtëzakonshme.

Flakët kanë përpirë hektarë të panumërt në pyje ndërsa përpjekjet e banorëve të këtyre zonave për ti shpëtuar jane heroike.

Ku është shteti me shërbimet që ka si detyrim për taksapaguesit e tij.

Ta mendosh që shqiptarët paguajnë edhe një ministri për mirëmbajtjen e pyjeve e kullotave. E kjo ministri nëse do të ishte sadopak e kujdesshme duhet të merrte masa për dëmet ekologjike dhe mjedisore që po i shkaktohen vendit tonë nga djegia e pyjeve.

Strukturat per mbrojtjen e pyjeve dhe kontrollin eshte minimalist. Ne Bulqize ka vetem 3 specialiste ne mijera hektarë pyje. Edhe në Diber e në Mat e njëjta situatë. Mungesa e theksuar e ndërgjegjes nuk justifikon papergjegjshmerinë totale e cila shokon çdo shqiptar.

Fati i pasurive publike tashmë duket që është destinuar. Pas djegies dhe shkatërrimit të kurorave të gjelbërta më pas do të filloj koncesioni apo privatizimi.

Dibranët janë kujdesur vetë për pasuritë natyrore te tyre dhe gjej rastin tju bej thirrje qytetareve Dibrane: Duhet bërë cdo përpjekje për ta ndaluar këtë situatë.

Nëse prisni qeverinë do të jetë shumë vonë.

Qeveria ka nisur pushimet dhe plazhet janë larg nga kurorat e gjelbërta të Dibrës apo çdo zone tjetër malore.

Të fundit