Flash News

KRYESORE

Deputetja Meçorapaj: Kryeministri gjen para për ekspozitat dhe udhëtimet e shtrenjta, por jo për të përndjekurit politik

Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Nada Meçorapaj ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të të mos dëmshpërblyer trashëgimtarët e ish të përndjekurve politik.

Deputetja Meçorapaj thotë se qeveria gjen para për cirkun shëtitës të mbledhjeve të veta qytet më qytet, kryeministri gjen para për ekspozitat dhe udhëtimet e tij jashtë vendit, por nuk ka para për të përndjekurit politikë.

Postimi i plotë i Nada Meçorapaj

Qeveria qe gjen para per cirkun shetites te mbledhjeve te veta, qytet me qytet te Shqiperise, nuk ka per te Perndjekurit politike! Kryeministri qe gjen para per ekspozitat e veta dhe udhetime te shtrenjta me parate e taksapaguesve, ua heq nga goja me te pamundurve! Ministri me 'Hermes' dhe Anglisht, jua heq kestin e mbijeteses atyre qe paraardhesit e tij ideologjike iu hoqen lirine, te drejten e fjales dhe te arsimimit!

Si pasardhese e nje familjeje te perndjekur me vjen peshtire!

Të fundit