Flash News

KRYESORE

Deputetja në familjen e varfër të hequr nga skema e ndihmës ekonomike: Braktisja e tyre, vendim kriminal i shtetit

Deputetja e Partisë Demokratike, Nada Meçorapaj ishte në familjen Grabova e cila është hequr nga skema e ndihmës ekonomike.

“Shihni këto pamje dhe më thoni nëse ky frigorifer dhe kjo lavatriçe hyjnë te pajisjet elektroshtëpiake, që duhet të skualifikojnë dikë nga marrja e mbështetjes sociale.

Shihni mjerimin që pashë unë të shtunën gjatë një vizite në 'strehën vorfnore' ku jetojnë tre vëllezër dhe një motër, të mbetur pa prindër, dhe gjykoni vetë”, shkruan Meçorapaj në rrjetin social Facebook.

Deputetja e PD-së e mbyll postimin e saj duke thënë se braktisja e tyre është një vendim kriminal i shtetit.

Të fundit