Flash News

KRYESORE

Deputetja Meçorapaj: Plazhet e zbrazëta, janë një realitet, fuqia e ekonomisë ka rënë

Deputetja Meçorapaj: Plazhet e zbrazëta, janë një

Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Nada Meçorapaj thotë se mijëra familje në bregun e Jugut e presin me padurim verën si një mundësi e mirë për ta që të punojnë gjatë tre muajve. Por këtë sezon, sipas Meçorapaj plazhet e zbrazëta, që nga plazhi i vjetër në Vlorë deri te Pasqyrat në Sarandë, janë një realitet.

“Kjo do të thotë se shqiptarët po shpenzojnë më pak dhe se ato mijëra familjet po fitojnë më pak. Por edhe se fuqia e ekonomisë ka rënë. Kjo nuk rregullohet në gusht me ndërhyrje arbitrare, sa për spektakël, kundër biznesit, por kërkon një plan të paktën afatmesëm”, shkruan Meçorapaj duke theksuar se sa kohë që qeveria ka në plan vetëm koncensionet dhe PPP-të, shqiptarëve do t’u duhet të kthehen te buka me vete dhe shishja e ujit të ngrirë akull në frigorifer.

Postimi i plotë i deputetes Nada Meçorapaj

Mijëra familje në bregun e Jugut, duke filluar nga Narta në Butrint, e presin me padurim verën. Është një mundësi e mirë për ta që të punojnë gjatë tre muajve dhe të vënë diçka mënjanë për stinët e tjera. Edhe sivjet po i kaloj pushimet në Jug dhe plazhet e zbrazëta, që nga plazhi i vjetër në Vlorë deri te Pasqyrat në Sarandë, janë një realitet.

Kjo do të thotë se shqiptarët po shpenzojnë më pak dhe se ato mijra familjet po fitojnë më pak. Por edhe se fuqia e ekonomisë ka rënë.

Kjo nuk rregullohet në gusht me ndërhyrje arbitrare, sa për spektakël, kundër biznesit, por kërkon një plan të paktën afatmesëm.

Sa kohë që qeveria ka në plan vetëm koncensionet dhe PPP-të, shqiptarëve do t’u duhet të kthehen te buka me vete dhe shishja e ujit të ngrirë akull në frigorifer.

Të fundit