All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Deputetja ngre alarmin: Mbyllen 41 degë në universitet shqiptare, infermieria  trendi i vitit

Deputetja ngre alarmin: Mbyllen 41 degë në universitet shqiptare,
All - Paragraf - 1

Deputetja e LSI, Nora Malaj ka ngritur alarmin se universitetet po preken nga një fenomen i rrezikshëm, ai i mbylljes së degëve për shkak të largimit të të rinjve jashtë Shqipërisë.

All - Paragraf - 3

Në një reagim në rrjetet sociale, Malaj thekson se 41 degë në universitete janë mbyllur, përfshirë degë si infermieria, matematika, fizika, kimia, mësuesisa , gjuhët e huaja, historia etj.

Postimi:

Universitete në rrezik! “. Sa më pak të ditur, aq më shumë të nënshtruar”. Pamja që na shfaqet sot një javë para fillimit të vitit akademik universitar është e frikshme ! Mbi 41 degë mbyllen në universitete rajonale publike shqiptare! Dega e infermierisë është trendy i viti! Kjo vetëm se të rinjtë të ardhmen e shohin jashtë për të jetuar! Nga ana tjetër matematika, fizika, kimia, mësuesisa , gjuhët e huaja, historia, urtikultura dhe një sërë degësh në Universitete në Gjirokastër, Vlorë, Korçë, Shkodër po mbyllen. 7000 kuota të lira në Universitete Publike dhe një kaos i vërtetë! Mungon një politikë e dedikuar , mungon transparencë dhe sot të rinjtë ngelen në mëshirë të fatit! Situatë alarmante , e cila tregon se qeveria nuk funksionin më ! Jemi përballë një katastrofe në drejtim të formimit të kapitalit human!Nëse nuk merren masat , e ardhmja jonë do të jetë në duar të analfabetëve funksional. Universiteti sot është në rrezik!!!

Të fundit