Flash News

KRYESORE

Deputetja: Po i hiqni bukën e gojës qytetarëve. Drejtoresha e Ramës: E çfarë problemi ka?

Deputetja: Po i hiqni bukën e gojës qytetarëve. Drejtoresha e

Drejtoresha e Shërbimit Social, Luneda Sufali ka bërë një deklaratë të ngjashme me atë Sheme Lulos në Sarandë, kur lëshoi një pyetje retorike “e çfarë problemi ka?”, teksa deputetja e PD, Orjola Pampuri po e akuzonte se u kishte hequr qytetarëve bukën e gojës.

Me një rehati që ia jep posti i drejtoreshës, Sufali vijoi akoma me tëj me deklaratat e çuditshme në ‘360 gradë’ kur tha se familjet e varfra që janë hequr padrejtësisht nga ndihma ekonomike mund të rifuten në skemë pas dy muajsh, por pa dhënë një zgjidhje se me çfarë do të ushqehen këta njerëz gjatë kësaj kohe.

Debati

Orjola Pampuri: Po flasim për bukën e gojës...

Luneda Sufali: Buka e gojës? E çfarë problemi ka?

Pampuri: Po u hiqni bukën e gojës qytetarëve. Kaq.

Sufali: Ta thash, nuk di për çfarë arsye është hequr ai qytetari. Jepet mundësia në muajin shkurt, në mars, që të rifutet përsëri në skemë.

Pampuri: Jo moj zonjë, nuk mund të luani me njerëzit kushtu, ping-pong.

Sufali: Ky është një proces që është në vazhdim...

Artur Zheji: Sapo thatë, buka e gojës, çfarë problemi ka?

Sufali: Unë e lidha me zonjën dhe thashë, çfarë problemi ka sepse nuk dua t’i qëndrojë faktit i përjashtuar. Ne nuk kemi përjashtuar askënd. 

Të fundit