Flash News

KRYESORE

Deputetja publikon denoncimin: Në Institut gjeti vdekjen një person, ambulanca erdhi pas dy orësh

Deputetja demokrate Oriola Pampuri ka publikuar denoncimin që i ka ardhur në inbox nga një qytetar, i cili ka qenë i pranishëm në Institutin Bujqësor ku ndërroi jetë një person.

Sipas qytetarit, një person është rrëzuar me kokë te tregu pranë Universitetit Bujqësor. Sipas tij, ndonëse u lajmëruan, policia erdhi në vendngjarje pas një ore ndërsa ambulance pas dy orësh. Ndërsa qytetari ka ndërruar jetë.

Shëndetesia që duam....

Sigurisht gatishmeria e mjekeve është e madhe, por infrastruktura e kushtet për t'ju shërbyer qytetareve u mungojnë falë qeverise se koncensioneve.

Ja mesazhi i nje qytetari, për nje ngjarje te rende te ndodhur 2 ore me parë,” shkruan Pampuri bashkangjitur mesazhin e qytetarit.

Të fundit