Flash News

KRYESORE

Deputetja Senida Mesi: Po qeverisim jo se duam ne, por na ka votuar populli

Deputetja Senida Mesi: Po qeverisim jo se duam ne, por na ka votuar populli

Deputetja e Partisë Socialiste, Senida Mesi ka ripërsëritur qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për të mos pranuar negociatat me opozitën për krjimin e një qeverie tranzitore. Në një intervistë televizive, e cituar nga ‘Atsh’, Mesi thotë se socialistët kanë marrë përsipër të qeverisin jo se duan ata, por sepse i ka votuar populli.

“Në sistemet demokratike, partitë politike në mazhorancë apo opozitë kanë rol. Ne kemi marrë përsipër të qeverisim jo se duam ne, por se na ka votuar populli. Kemi marrë përsipër të ecim me reformat. Zgjedhjet parlamentare janë në 2021. Qeveria duhet të garantojë funksionimin e institucioneve. Parlamenti duhet të vazhdojë punën. Ne do dialogojmë, por nuk do negociojmë me parimet bazë të demokracisë”, është shprehur Mesi.

Ditën e nesërme është planifikuar protesta e radhës e opozitës në Tiranë, zyrtarët e së cilës paralajmërojnë se do të jetë historike.

Të fundit