Flash News

KRYESORE

Deputetja shqiptare e interesuar për të lexuar 'mesazhet private' Rama-Basha, thuhet se do publikohen së shpejti

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka shfaqur interesim për një lajm të publikuar nga gazeta ‘Koha Jonë’ ku pretendohet për ekzistencën e disa mesazheve private mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Doda e ka shpërndarë këtë lajm në profilin e saj, por pa bërë asnjë koment më shumë, çka lë të nënkuptohet se i beson atij dhe po pret me interes zhvillimet në këtë çështje.

Sipas ‘Koha Jonë’, pas 17 majit, janë regjistuar me anë të një pajisje përgjimi disa biseda mes Ramës dhe Bashës dhe ato pritet që të publikohen në një portal të ri.

Të fundit