Flash News

KRYESORE

Deputetja socialiste prezanton 4 avionë të vegjël dhe i drejtohet Berishës: S’janë si ‘mushkonjat’ e tua

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj ka publikuar një status në Facebook, ku thotë se 4 avionë të vegjël nisin nesër fluturimet ne Kuçove për vaksinimin e dhelprës së kuqe kundër tërbimit.

Ajo i drejtohet me ironi qytetarëve dixhitalë të ish kryeministrit Sali Berisha që të mos alarmohen nga avionët pasi janë për dhelprat.

“Ky njoftim i drejtohet kryesisht "qytetarit digjital" të sb që të mos alarmohet me dylbitë e rreme e të shohë mushkonja në qiellin e shpifjeve. 4  avionë nisin që nesër fluturimet nga Kuçova për vaksinimin e dhelprës së kuqe. Dy herë në vit, përmes një metode që ka rezultuar e suksesshme kundër tërbimit. E kane tentuar dhe më parë disinformimin , jo për gjë”, ka shkruar Felaj.

Ish-kryeministri Berisha ka qenë ndër të parët që pati pohuar se avionët e vegjël po përdoreshin për trafkikimin e lëndëve narkotike, ndërsa Partia Socialiste e justifikonte me faktin se po kryenin një aksion kundër mushkonjave kryesisht në zonën e Divjakës.

Të fundit