Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
‘Der Standard’ rendit shkeljet e planit për prishjen e Teatrit Kombëtar: Qytetarë dhe aktivistë protestojnë kundër ligjit të dyshimtë
Adelheid Woelfl, Der Standard
Një ligj i dyshimtë mundëson shitjen e truallit publik tek një firmë private ndërtimi
Në ajër valëviten flamuj shqiptarë dhe të BE-së. Protestuesit bëjnë zhurmë dhe fishkëllejnë me bilbilë. Nëse Teatri do shembet, ata do të vendosen përballë fadromave dhe policisë. Që prej muajit shkurt, artistë, qytetarë dhe aktivistë protestojnë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë, në zemër të kryeqytetit të Shqipërisë. Ata mblidhen çdo ditë në mbrëmje në orën gjashtë e gjysëm, për ngritur zërin kundër synimit të qeverisë.
As vetë presidenti i Shqipërisë nuk e ka nënshkruar ligjin për shembjen e Teatrit; opozita është pjesë e lëvizjes së protestës. Por kryeministri Edi Rama, i cili që prej shumë vitesh përpiqet fort për shembjen e Teatrit, duket se po e arrin qëllimin e tij. Qeveria e tij argumenton se Teatri vështirë se rinovohet dhe është në rrezik shembjeje. Ndërtesa e projektuar nga arkitekti Italian Giuglio Bertè që vitit 1937 shërben si Teatër Kombëtar. Ajo është pjesë e ansamblit arkitektonik italian të qendrës së Tiranës.
Përplasja për territorin publik
Qytetarët dhe aktivistët shqiptarë kontestojnë veprimin e Bashkisë së Tiranës, e cila me ndihmën e një ligji të ri, që hyri në fuqi në fund të muajit tetor, synon t’i kalojë një firme private pronësinë një pjese të madhe të truallit publik mbi të cilin do të ngrihet ndërtesa e re. Zyra daneze e arkitekturës BIG e Bjarke Ingels nuk e konsideron qeverinë Shqipërisë si porositësin e saj, por vetë firmën private Fusha. Demonstruesit akuzojnë se plot 8,500 metra katrorë truall publik po i jepen fare lirë firmës Fusha – ligji është i prerë enkas për këtë qëllim.
Demonstruesit shqiptarë – mes tyre artistë të mirënjohur, anëtarë të shoqatës së arkitektëve dhe regjizorë – kritikojnë ashpër projektin e Ramës jo vetëm për shkak nevojës për të mbrojtur monumentin, por edhe për shkak të tenderimit të çuditshëm të kontratës së Teatrit, anashkalimit të së drejtës së konkurrencës dhe të planit thuajse të panjohur për godinën e re.
Ekziston dyshimi se pikërisht firma private e ndërtimit do të jetë ajo që do të përfitojë dhe që qytetarët do të humbasin hapësirë të çmuar publike. Sipas planeve ndërtesa e re nuk do të shfrytëzohet thjesht për një teatër apo për qëllime të tjera publike por si hapësirë komerciale apo si sipërfaqe zyrash. Pavarësisht kërkesës së përsëritur ndaj të qeverisë, kjo e fundit nuk është shprehur me asnjë qëndrim ndaj dyshimeve të demonstruesve.
Mundësitë për ta kontestuar ligjin mungojnë
Aktivistët e quajnë veçanërisht problematik faktin se ligji të cilin ata e konsiderojnë si në shkelje të plotë të Kushtetutës, nuk mund të kontestohet. Që prej fillimit të vitit në Shqipëri po kryhet një reformë në drejtësi me përmasa të mëdha. Një nga elementët kryesorë të saj është verifikimi i prokurorëve dhe gjykatësve – filtrimi i personave të korruptuar dhe joprofesionalë. Mesa duket komisioni i verifikimit punon në mënyrë aq efiçiente sa tashmë ka krijuar një vakuum ligjor. Duke qenë se shumë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese nuk e kaluan verifikimin dhe u pushuan, vetëm dy prej nëntë anëtarëve janë në detyrë. Kjo do të thotë që Gjykata Kushtetuese nuk mund të punojë më dhe nuk mund të pranohen procese të reja.
Mundet madje të ndodhë që edhe vetë kryetari i Gjykatës Kushtetuese të mos punojë më. Një situatë e ngjashme vërehet edhe në Gjykatën e Lartë. Aty kanë mbetur vetëm katër anëtarë, gati gjysma janë tërhequr vetë nga detyra. Por edhe këtu mund të ndodhë, që të pasojnë pushime për arsye korrupsioni. Në vetvete, reforma e drejtësisë, që në këtë formë nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të Europës Juglindore, shihet si shumë efiçente, por askush nuk ka marrë parasysh që mund të rrezikohet shteti ligjor – sepse krijohet një vakuum.
(Anti)kushtetueshmëria
Pikërisht këtu qëndron problemi i Teatrit Kombëtar. Aktivistët që kundërshtojnë shembjen e tij janë të qartë mbi faktin se ligji është antikushtetues.
Ekspertët shprehen kritikë lidhur me faktin që puna e reformës së drejtësisë nuk filloi me verifikimin e kandidatëve të rinj për këshillin e gjykatësve dhe prokurorëve, në mënyrë që këta të zgjidhnin kandidatët e rinj për gjykatat më të larta dhe kështu të mos krijohej vakuum – dhe në fakt ishte parashikuar që kjo të ndodhte. Tashmë nuk ka as këshilla të gjykatësve, as të prokurorëve – situata mund të vazhdojë kështu për shumë kohë. Ishte e pamundur që të miratohej një ligj për të filluar këtë vit me një kurs të ri në shkollën e magjistraturës. E gjithë kjo do të thotë që ndërkohë në nivelin më të lartë nuk mund të zbatohet asnjë e drejtë.
Ekspertët parashikojnë që këshilli i gjykatësve mund të ngrihet brenda vitit 2018 dhe vendet e zbrazëta në Gjykatën e Lartë të plotësohen në gjysmën e parë të vitit 2019. Por në rastin e Gjykatës Kushtetuese mund të ndodhë që edhe në vitin e ardhshëm të mos caktohen gjykatës të rinj dhe për këtë arsye Gjykata Kushtetuese të mos jetë në funksion. Ndërkaq Teatri Kombëtar mund të jetë shembur me kohë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38