Flash News

KRYESORE

Derbi i kryeqytetit me rekorde, Tirana arkëton thuajse 200 mln lekë

Derbi i kryeqytetit me rekorde, Tirana arkëton thuajse 200 mln lekë

Ndeshja Tirana-Partizani të premten prodhoi 6 gola. Derbi i kryeqytetit ishte thjesht spektakolar në “Air Albania”, me bardheblutë që fituan 5-1.

Kompania e biletave ka njoftuar se dje u shitën rreth 19600 bileta, një shifër rekord për futbollin shqiptar. Presidenti Refik Halili kështu nuk ka shijuar vetëm fitoren me Partizanin (e dyta radhazi dhe në të njëjtin stadium), por edhe fitime të konsiderueshme.

Tirana ka mbushur arkën e klubit me rreth 192 milionë lekë, shifër e cila ndahet mes klubit, kompanisë së biletave dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Pagesë ekstra është edhe ajo që shkon për kompaninë e sigurimit në stadium.

Të fundit