Flash News

KRYESORE

Derbi i përmbysjes! Interi mposht 4-2 Milanin në një finale për... Sanremo!

Derbi i përmbysjes! Interi mposht 4-2 Milanin në një finale

Gola plot, shtylla, inate, polemika dhe përmbysje!

Interi sonte i bëri të gjitha mirë në pjesën e dytë dhe prej 4 vitesh del i pamposhtur nga "San Siro" në derbi kundër Milanit. Nga 0-2 për Milanin, ndeshja shkoi në 4-2 për djemtë zikaltër, të cilët dhuruan emocione të papara.

Pas dy golave të shënuar nga "Djalli" në pjesën e parë me dyshen Rebic-Ibrahimovic, skuadra e trajnerit Conte në pjesën e dytë shtoi gazin dhe gjeti 4 herë rrjetën e kuqezinjve.

Në 3 minuta Brozovic dhe Vecino iu treguan të gjithëve se Interi ka mesfushë më të kompletuar, ndërsa më pas shënuan edhe De Vrij me Lukakun.

Një sukses i jashtëzakonshëm për Interin, i cili tani ka pikë të barabarta me Juventusin. Milani ka ende për të mësuar dhe për t'u rritur. Duhet një merkato trefish e fuqishme në krahasim me atë të janarit.

Të fundit