Flash News

KRYESORE

Derbi i Milanos, Icardi mund i vetëm Milanin, thyhet edhe Berisha me tre gola

Derbi i Milanos, Icardi mund i vetëm Milanin, thyhet edhe Berisha me tre

Icardi ishte më i miri tek Interi, ndërsa tek Milani mbrojtja qe katastrofë. Një lojë e denjë për t’u quajtur “derbi” është parë nga të dyja ekipet e Milanos mbrëmjen e së dielës në San Siro, duke mbajtur gjatë gjithë 90 minutëshit nën ankth tifozeritë e të dyja ekipeve.  Të parët që kalojnë në avantazh janë zikaltrit me anë të Mauro Icardi në të 28-ën, goli i vetëm për pjesën e parë. E ndërsa zikaltrit kanë qenë më dominantë në fraksionin e parë të ndeshjes, në të dytën është parë një variant tjetër i “kushërinjve”, ku që në fillim u aktivizua Cutrone në vend të Kessie. E pas një sërë tentativash, Suso në të 56-ën ka barazuar shifrat në 1-1. Shtatë minuta më pas janë zikaltrit që përfitojnë në mbrojtje nga një gabim i Biglias dhe hidhen në kundërsulm duke kaluar sërish në avantazh me anë të Mauro Icardit. Por asgjë nuk ka përfunduar dhe në minutën e 80, Bonaventura shfrytëzon mjaft mirë një krosim të ardhur në zonë nga ana e Borinit dhe e ka dërguar në rrjetë, duke barazuar rezultatin. Por kur të gjithë filluan të besonin se ndeshja po përfundonte në barazim 2-2, kryesori Paolo Tagliavento ka akorduar penallti në favor të zikaltërve, e cila është shndërruar në gol nga Icardi që shënon kështu golin e tretë personal në këtë derbi dhe të tretin për Interin. Në minutat e mbetura nuk kishte asgjë për të shënuar dhe pas 3 minuta shtesë, Interi e sheh veten fitues i një ndeshjeje mjaft të vështirë dhe në vendin e dytë pas 8 javësh në Serinë A, vetëm 2 pikë pas Napolit kryesues me të cilin do të përballet javën e ardhshme.

Ndërsa Atalanta e Etrit Berishës u mposht 3-1, në transfertën ndaj Sampdorias, ndonse e mbylli pjesën e parë në avantazh. Portieri i kombëtares shqiptare ishte si zakonisht mes shtyllave, por nuk mundi të ndalë dot goditjet e kundërshtarëve.

Torino barazoi 2-2, në minutat shtesë, në transfertën ndaj Crotones së Ajetit dhe i hoqi këtij të fundit mundësinë e hakmarrjes ndaj ish skuadrës. Edhe Ajeti luajti për 90 minuta dhe ishte nga më të mirët në skuadrën e tij.

Më në fund Genoa gjeti fitoren e parë në këtë sezon, pas 5 humbjesh dhe dy barazimesh. Skuadra e drejtuar nga Juriç, triumfoi 2-3, në transfertën ndaj Cagliarit.

Ndërkohë, Bologna vijon ecurinë pozitive, pasi sot mori një tjetër 3-pikësh, pas fitores 2-0, ndaj modestëve të SPAL. Tani bolonjezët kanë shkuar në kuotën e 14 pikëve, dy më shumë se Milani. Takimi tjetër, mes Sassuolos dhe Chievos përfundoi me rrjeta të paprekura.

Java 8-te, Seria A:

Fiorentina 2 - 1 Udinese

Bologna 2 - 1 SPAL 2013

Cagliari 2 - 3 Genoa

Crotone 2 - 2 Torino

Sampdoria 3 - 1 Atalanta

Sassuolo 0 - 0 ChievoVerona

Inter 3 - 2 AC Milan

Renditja:

1 Napoli              24

2 Inter                  22

3 Juventus           19

4 Lazio                 19

5 Roma                15

6 Sampdoria       14

7 Bologna            14, etj

Të fundit