Flash News

KRYESORE

Derbi Tirana-Partizani, mbi 8000 tifozë zbresin në stadiumin ‘Selman Stërmasi’

Derbi i kryeqytetit që zhvillohet sot ka bërë që të shiten të gjitha biletat e ndeshjes. Në stadiumin ‘Selman Stermasi’ do të ngjiten mbi 8000 tifozë që do të ndjekin live në orën 19:00 sfidën.

Klubi bardheblu me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook” i ka bërë thirrje tifozëve të mos bëjnë asnjë veprim që dëmton skuadrën.

Njoftimi i Tiranës:

Në orën 15:00 është mbyllur sporteli i biletarisë pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Çdo biletë është shitur dhe gjithçka është gati për një stadium të gjithin bardheblu.

👉 Dyert për tifozët do të hapen në orën 17:00 për të shmangur rradhët e gjata.

👉 Sendet e forta, shishet plastike, xhestet antisportive dhe çdo veprim tjeter që dëmton skuadrën, klubin dhe tifozët, nuk duhet të shfaqet sot në stadium.

Të fundit