Flash News

KRYESORE

Derdhja e ujërave të zeza në det, plazhi i “Currilave” vazhdon të jetë i mbindotur

Plazhi i Durrësit në zonën e quajtur “Currila”, vazhdon të jetë i ndotur nga shkarkimi në det i ujërave të zeza.

Kjo është një nga zonat më të frekuentuara në Durrës, si nga vendasit ashtu edhe nga turistët e huaj dhe ajo që vihet re është neglizhenca e institucioneve përgjegjëse për këtë situatë.

Qytetarët gjithashtu ngrenë shqetësimin se në këtë zonë edhe leshterikët zor se pastrohen.

Ata theksojnë se kanalizimet e ujrave të zeza që fillojnë nga Plepat deri tek Currilat, janë siç kanë qenë dhe asnjë ndryshim nuk është bërë për rregullimin e impiantit.

Ndërkohë, kryetari i Degës Teknike tek UKD, Lorenc Facja,   u shpreh se rrjeti i kanalizimeve është investim i bërë nga Banka Botërore dhe përfituese është Bashkia e Durrësit.

Ky projekt ka filluar punimet në mars të këtij viti dhe priten të përfundojnë në shkurt të vitit që vjen.

Të fundit