Flash News

KRYESORE

Dërgimi i mjekëve dhe infermierëve në Itali, Salvini telefonon Ramën: Nuk do ta harrojmë kurrë

Dërgimi i mjekëve dhe infermierëve në Itali, Salvini

Kreu i partisë opozitare “Lega” në Itali, Matteo Salivini është shprehur se ka telefonuar Kryeministrin Edi Rama për ta falenderuar për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali.

Salvini la një “cicërim” ku shkruan: “Telefonova Kryeminsitrin Edi Rama ta falenderoj për këtë gjest të shkëlqyer të dashurisë për Italinë. Faleminderit popullit shqiptar dhe qeverisë së tyre: duke dërguar mjekë dhe infermierë ata kanë treguar ndjeshmëri dhe zemergjerësi që ne nuk do ta harrojmë kurrë”, shkruan Salvini.

Ndërkohë, në një njoftim më të zgjeruar, zyra e shtypit e Salvinit ka shkuar se biseda është mbyllur me premtimin se “pas krizës së koronavirusit Salvini do të vizitojë Shqipërinë”. Marrëdhëniet mes Salvinit dhe Edi Ramës, raporton zyra e shtypit e politikanit italian, janë “të shkëlqyera për vite me rradhë”, duke pasur parasysh se më herët Edi Rama “kishte treguar gatishmëri për të ndihmuar Italinë edhe për krizën e emigrantëve”.

https://twitter.com/matteosalvinimi/status/1244261481325236224

Të fundit