Flash News

KRYESORE

Dërgoi gruan në karantinë në QSUT, flet drejtori i spitalit të Lushnjës

Dërgoi gruan në karantinë në QSUT, flet drejtori i spitalit

Teksa priten rezultatet e ekzaminimeve në një gruaje nga Lushnja, cila dyshohet për koronavirus dhe është tashmë në karantinë në QSUT, drejtori i spitalit të Lushnjës Pjerin Vogli ka folur për Neës24.

Ai është shprehur se rasti në fjalë duke më shumë si një grip i thjeshtë por institucioni që ai drejton ishte i detyruar të respektonte protokollin, pasi 50-vjeçarja vetëm para dy ditësh ishte kthyer nga Padova në Itali.

Vogli tha se gruaja nga fshati Kadipashaj, Njësia Administrative Krutje, ishte paraqitur sot në spitalin e Lushnjës, pasi kishte shfaqur temperaturë dhe pas ekzaminimit nga ana e mjekëve, duke qenë se gruaja kishte pasur temperaturë dhe se vinte nga një zonë e prekur e Italisë, nga Padova, spitali ndoqi protokollin, duke e transferuar rastin në QSUT.

“Për mua dhe për stafin. ishte rast i zakonshëm grupi. Por për shkak se tha se gruaja ishte kthyer nga Padova, vend i infektuar nga koronavirusi, ne zbatuam protokollin dhe e nisëm për tek Infektivi në Tiranë.”, -tha drejtori i spitalit të Lushnjës, Pjerin Vogli.

Të fundit