Flash News

KRYESORE

I dërgoi letër Trump, por Meta ka votuar 4 herë kundër SHBA kur drejtonte Ministrinë e Jashtme

Presidenti i Republikës Ilir Meta, i dërgoi një letër pak dit më parë, homologut të tij amerikan Donald Trump, të cilit i kërkonte ndjesë që qveria e Edi Ramës kishte votuar kundër njohjes amerikane të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, pa u konsultuar me Metën.

Por duket se në kohën e aleancës së Metës me Berishën, kur LSI drejtonte ministrinë e jashtme, presidenti aktual i Republikës nuk e ka ushtruar asnjëherë vullnetin e tij për të mos votuar kundër SHBA-ve në OKB.

Java News shkruan se në vitin 2011 janë 4 çështje të cilat lidhen me votimin në OKB, ku Shqipëria ka pasur qëndrim të kundërt me SHBA, siç janë rezolutat për embargo ndaj Kubës, për çështjet e vetvendosjes të popullit palestinez dhe për çështjen e gërmimeve të zonave naftmbajtëse në Liban.

Në vitin 2011 është diskutuar dhe votuar rezoluta për Jeruzalemin L-19 dhe Shqipëria ka votuar pro, ndryshe nga SHBA (faksimile bashkëngjitur). Kjo rezolutë madje ka një gjuhë shumë më të ashpër se gjuha që është miratuar kësaj radhe në OKB, raporton JavaNews.

Këto votime të bëra në kohën kur Ministrina e Jashtme  drejtohej nga LSI dhe këto votime nuk kanë shkaktuar debat, por janë pritur si një akt diplomatik rutinë i shtetit në një institucion ndërkombëtar.

 

 

Të fundit