Flash News

KRYESORE

"Deri dje ishim heronjtë", mjekja flet me tone të ashpra pas gjobës që mori në oborrin e QSUT-së

"Deri dje ishim heronjtë", mjekja flet me tone të ashpra pas

Mjekja dermatologe në QSUT, Monika Fida, ka bërë një denoncim me video në rrjetet sociale ku shprehet se mjekët nuk lejohen të parkojnë automjetet e tyre pasi koncensionari i parkimeve ka bllokuar vendet për ta.

Teksa ndodhej në ambientet e QSUT-së për konsulta dhe për të dhënë mësim për studentët, mjekja është gjobitur nga policia ndonëse automjeti kishte leje parkimi në ambientet e QSUT-së.

“Ne që ofrojmë shërbimin, bluzat e bardha që deri dje ishim heronjtë, nuk mundemi që të parkojmë këtu. QSUT nuk ka vende për mjekët dhe nuk ka vende për të ofruar shërbim”, tha mjekja Fida, e cila ka publikuar edhe një mesazh drejtuar n/drejtorit të QSUT-së ku i kërkon trajtim njerëzor të koncesionarit dhe policisë ndaj mjekëve.

[video width="1080" height="1080" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/09/WhatsApp-Video-2020-09-28-at-15.24.42.mp4"][/video]

Të fundit