Flash News

KRYESORE

Deri më tani e kishte refuzuar, kampionati i njohur i futbollit vendos të përdor teknologjinë VAR

Deri më tani e kishte refuzuar, kampionati i njohur i futbollit vendos

Kampionati anglez i futbollit, (Premier League), është kampionati i vetëm i cili deri më tani kishte refuzuar përdorimin e teknologjisë gjatë ndeshjes.

Por duket se edhe ky kampionat do të dorëzohet, pasi klubet kanë vendosur të aplikojnë sistemin VAR duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Hapi i parë do të bëhet që këtë fundjavë, në 5 prej ndeshjeve të këtij kampionati.

Sistemi VAR do të aplikohet në sfidat Bournemouth-Leicester, Chelsea-Cardiff, Huddersfield-Crystal Palace, Manchester City-Fulham dhe Newcastle-Arsenal.

Por palët kanë rënë dakord që në këto ndeshje aplikimi i sistemit të jetë në formë eksperimentale, që do të thotë se nuk do të ketë ndikim gjatë ndeshjes.

Vendimi për përfshirjen e sistemit VAR në Premier League u vendos pas polemikave të shpërthyera pas sfidës mes Wolverhampton-Manchester City, kur Willy Boly shënoi gol me dorë dhe arbitri e akordoi si të rregullt.

Të fundit