Flash News

KRYESORE

“Dervishaj ish-bashkëpunëtor i sigurimit”, PD: Pse Rama dhe servili i tij, Lleshaj, heshtin? A po zbatohet i njëjti plan si me Gjovalin Lokajn?!

“Dervishaj ish-bashkëpunëtor i sigurimit”, PD: Pse Rama

Partia Demokratike ka reaguar sërish pas emërimit të Albert Dervishajt në postin e zv/drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Përmes një deklarate për shtyp, ish-deputetja demokrate Dhurata Çupi theksoi se emërimi i ish-bashkëpunëtorit të sigurimit Albert Dervishaj në krye të Policisë së Shtetit është kryer nga Rama dhe Lleshaj në shkelje me ligjin, dhe se arsyeja pse ata heshtin është se janë përgjegjës për atë emërim.

“A po zbatohet dhe në këtë rast i njëjti plan si me rastin e Gjovalin Lokajt për të kaluar vettingun në shkelje të ligjit?!”, është pyetja që shtron Çupi.

Deklarata e plotë e Çupit:

24 orë pas denoncimit të Partisë Demokratike që në krye të Policisë së Shtetit është emëruar një agjent i sigurimit të shtetit, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj heshtin.

Dy njerëzit që kanë emëruar bashkëpunëtorin e sigurimit, në postin e ndëndrejtorit të policisë, nuk kanë thënë asnjë fjalë.

Kryeministri në ikje dhe servili i tij Lleshaj heshtin sepse janë ata përgjegjës për emërimet e të inkriminuarve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit në drejtim të Policisë.

Albert Dervishaj është emëruar si numri 2 i Policisë së Shtetit në shkelje të ligjit që e ndalon përfshirjen në polici të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.

Duke emëruar Albert Dervishajn në këtë post, dyshja Rama-Lleshaj kanë shkelur ligjin dhe për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi.

Emëruesit e tij në krye të Policisë së Shtetit, heshtin sepse ata e dinë ekzistencën e dosjes me numër regjistri 7559 në degën e sigurimit në Korçë në emrin e Albert Dervishajt.

Me këtë heshtje ata nxjerrin zbuluar farsën me vettingun që ngritën vet dhe ligjin për policinë e Shtetit duke emëruar me bindje të plotë sigurimsa në krye të organizatës më të rëndësishme ligjzbatuese në Shqipëri.

Albert Dervishaj duhet të shkarkohet menjëherë nga detyra dhe ata që e kanë emëruar në krye të policisë, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Në qeverisjen e Partisë Demokratike, të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do mbajnë përgjegjësi ligjore e penale dhe policia do të kthehet në shinat e ligjshmërisë duke i shërbyer vetëm sigurisë së vendit dhe qytetarëve.

Të fundit