Flash News

KRYESORE

"Desh e bëmë në brekë...", - Messi tregon momentin e sikletshëm me Agueron

"Desh e bëmë në brekë...", - Messi tregon momentin

Lionel Messi ka treguar një prapaskenë në grumbullimin e kombëtares së Argjentinës. "Pleshti" shkoi së bashku me Kun Agueron të merrte çokollata dhe patetina, por u pikasën nga trajneri.

“Në orën 10 të natës duhet të ishim në dhomë, para ndeshjes me Spanjën. Na katin e poshtëm të hotelit kishte nja makineri ku shiteshin çokollata, patatina dhe pije freskuese. Gjithashtu ishte edhe një kompjuter, ku qëndruam duke biseduar deri në momentet e fundit. Po ngjiteshim lart dhe Kun më thotë: ‘Prit, të marrim disa gjëra’.

"Profesor Salario erdhi të na shihte dhe desh na vrau. Ishte ora 10:02, u hap dera e ashensorit dhe u shfaq Salario. Ne i fshehëm të gjitha gjërat që kishim marrë. Na thotë se çfarë po bënim aty dhe i thamë që po dërgonim ca e-maile dhe po iknim për në dhomë. Në ato momente u dëgjua zhurma e pakove të gjërave që kishim marrë. I mbushëm brekët nga frika.

"Ishim në gjendje ta dallonim që ai e kuptoi dhe na la të kalonim. Por sa kemi vuajtur atë ditë. … Atëherë ishim vetëm dy djem të rinj”, tregon Messi në intervistën e dhënë për TyC Sports në Argjentinë.

Të fundit