Flash News

KRYESORE

‘Dëshiroj të quhem Tirana’, aktorja nga  ‘La Casa de Papel’ zgjedh kryeqytetin shqiptar

‘Dëshiroj të quhem Tirana’, aktorja nga  ‘La

Serial i famshëm “La Casa de Papel” është shndërruar tashmë prej më të ndjekurve në botë.

Edhe nga shqiptarët po ndiqet të tepërmi, madje së fundi është publikuar edhe sezoni i tretë i serialit.

Seriali është cilësuar si një ndër më të ndjekurit në Netflix dhe ka thyer rekorde shikueshmërie.

E veçanta e serialit janë emrat e personazheve grabitës, të cilët janë nofka me emra të kryeqyteteve të famshme të botës.

Një nga personazhet, Nairobi (kryeqyteti i Kenias në Afrikë), nëpërmjet një videoje të publikuar ka treguar se do të donte ta kishte emrin e kryeqytetit shqiptar, Tiranës.

Në një intervistë të realizuar me kastin e aktorëve të serialit, u bëhet pyetje të gjitëve, “Si so donit të quheshit ndryshe?”

Aktorja që luan Nairobin, Alba Flores përgjigjet:

“Do doja të kisha emrin e kryeqytetit të Shqipërisë, Tirana sepse ata vishen bukur, vishen shumë bukur…”, dhe aktorët e tjerë bëjnë me kokë në shenjë aprovimi.

 

https://www.youtube.com/watch?time_continue=248&v=w8VXfi-mJlU

Të fundit