Flash News

E-TJERA

Dëshmia e Elvana Gjatës në polici: Nuk i njoh personat që u zunë me Ervinin

Dëshmia e Elvana Gjatës në polici: Nuk i njoh personat që u

Elvana Gjata është kthyer në Shqipëri pas rreth një muaji pas sherrit në ish-Bllok ku mbeti i vdekur një person.

Elvana ka dëshmaur në polici rreth ngjarjes duke hedhur përfundimisht poshtë dyshimet se mund të kishte qenë ajo shkak i sherrir mes dy grupeve.  “Shqiptarja.com” ka zbardhur pjesë nga rrëfimi 40 minutësh i këngëtares në policinë e Tiranës.

Gjata ka pranuar se ishte e pranishme në 4 tetor 2018 në zonën e ish-bllokut në Tiranë, para lokalit “Monopol” pasi i ka dhënë çelësin e shtëpisë të fejuarit të saj, Ervin Mata, dhe takimi mes tyre është realizuar në trotuar. Sipas dëshmisë së saj, në atë moment janë afruar disa djem dhe i kanë folur të fejuarit të saj, me të cilin kanë filluar të shtyhen. Në këto momente dyshohet se personat që u konfliktuan me Ervin Matën e kanë sharë këtë të fundit duke i përmendur edhe të fejuarën, e kjo ka sjellë agravimin e konfliktit, teksa në ndihmë të Matës ka shkuar edhe Marviol Bilo, por personat e tjerë janë larguar në drejtim të Sky Tower.

Në bazë të dëshmive të personave të pyetur por edhe hetimeve nga grupi hetimor, rezulton se shkak për sherrin nuk ka qenë ngacmimi i këngëtares, por një sherr i mbartur i të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari.

Ky është edhe momenti kur Elvana Gjata mendohet se është larguar me makina nga rrugica përballë lokalit "Monopol" në ish-Bllok. Këngëtarja ka sqaruar se këta djem nuk i njihte dhe nuk i kishte parë ndonjeherë.

E pyetur nga policia për konfliktin e ndodhur brenda lokal "Monopol", ku pati dhe një të vdekur, Elvana është shprehur se nuk ka patur dijeni për rastin pasi s’ka qenë në vendngjarje.

Këngëtarja ka pranuar se komandon Merviol Bilo, i cili ekzekutoi Fabian Gaxhen e plagosur Martianajn e Haton e ka kushëri dhe ai qëndronte herë pas here me të dhe me të dashurin e saj, Ervin Mata.

Të fundit