Flash News

KRYESORE

Dëshmia e ish-oficerit për djalin e deputetit, Manjani: U denoncua me emra, pushteti përgjigjet me libër shtëpie

Dëshmia e ish-oficerit për djalin e deputetit, Manjani: U denoncua me

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është ndër të shumtët figura të njohura që ka reaguar pas dëshmisë së publikuar një ditë më parë nga PD e ish-nënkomisarit të Stacionit të Policisë së Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu.

Ai denoncon përmes një interviste djalin e deputetit të PS, Rrahman Rraja, Rrexhep Rraja se ka dhunuar dhe përdhunuar një vajzë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Manjani e cilëson rastin një lloj diversioni, pra sipas tij një mjet klasik i propagandës së pushtetit.

“Shmangia e vemendjes nga kanosja e policit tek marrëdhëniet intime të vajzës së dhunuar me djalin e deputetit, quhet DIVERSION.

Diversioni është mjet klasik i propagandës së pushtetit. Rrefimi i “viktimës” bëhet për të prekur emocionet e njerëzve dhe për ti bërë ata të harrojnë thelbin e çështjes: kanosje .

Opinionit publik i intereson u kanos apo jo polici në kryerjen e detyrës dhe nëse po kush e bëri? Përse e kanosën është çështje tjetër, që më së shumti merret drejtësia.

Deri tani pushteti është i denoncuar (me emra), për kanosje! Tjetër gjë që pushteti përgjigjet me libër shtëpie...”, shkruan Manjani.

Të fundit